Socialistët kundër: LSI na shkaktoi humbjen në Lezhë

Politikë

ndoka2015Shtohen zërat në radhët e socialistëve që shohin LSI si arsye të humbjes në disa bastione të së majtës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, sic ishte rasti i Lezhës.

Deputeti i ketij qarku Arben Ndoka deklaroi se një ndër faktorët e humbjes së bashkisë së këtij qyteti që për dy mandate drejtohet nga Viktor Tusha i LSI, ishte sipas tij keqpërdorimi i posteve në administratë nga drejtorët e emëruar nga kjo forcë politike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I kontaktuar nga Televizioni Klan, Ndoka tha se këta drejtues kanë shpërfillur anëtarësinë socialiste çka solli dhe indinjatën e tyre dhe votën kundër për një mandat të tretë për Tushën në Lezhë.

Deklarata e Ndokës vjen pas atyre të Artan Shkëmbit ish – kryebashkiakut socialist të Pogradecit dhe kryetarit të degës së Mallakastrës Pajtim Ismaili, të cilët për humbjen në këto bastione bënë përgjegjës kadidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pas këtyre deklaratave Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi me kandidaten e Pogradecit, Diana Milen, e cila e akuzoi ish – kryebashkiakun Shkëmbi për pazare politike me demokratët në këto zgjedhjeve. Një tjetër reagim ishte ai i kryetarit Ilir Meta, i cili, duke folur para të rinjve të LRI – së ne Jal, i kujtoi aleatit qeverisës se në bashkitë e mëdha fitoi nga kontributi i partisë së tij.

Deklaratat e Ndokës, përveç se dëshmojnë një koordinim të kritikave të Partisë Socialiste ndaj LSI – së, faktojnë nga ana tjetër dyshimet e partisë së Ilir Metës, se kandidatët e saj nuk u votuan nga baza socialiste.

ME TE LEXUARAT