Sllovaki, përplasen në ajër 2 avionë, 7 të vdekur

Bota

avionNjë zyrtar sllovak thotë se dy avionë janë përplasur në ajër në zonën perëndimore të Sllovakisë ku kanë humbur jetën deri tani 7 persona. 

Zuzana Farkasova, zëdhënësja sllovake e zjarrfikësve, thotë se aksidenti ndodhi sot rreth orës 8.30 (20 prill) në afërsi të fshatit Ceveny Kamen,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Juraj Denes, zyrtar i agjencisë qeveritare sllokave që merret me investigimin e aksidenteve ajrore tha se sipas informacioneve të para, në bordin e dy avionëve të llojit L-410 ndodheshin 40 persona.

Ai njofton se aksidenti ndodhi në një lartësi 1.500 metra dhe se në bordet e avionëve kishte parashuta.

Denes tha edhe se parashutistët e njërit prej avionëve arritën të mbijetonin pasi u hodhën nga avioni përpara përplasjes.

Andrej Hirjak, zëdhënës i skuadrave të shpëtimit, thotë se në  vendngjarje janë dërguar tre helikopterë me punonjës të shpëtimit, por është disi e vështirë sepse vendi ku janë rrëzuar avionët e përplasur është zonë kodrinore.

ME TE LEXUARAT