Skemë mashtrimi me 1.5 milionë USD, dy të arrestuar në Korçë

Aktualitet

policia_korce14Prokuroria e Korçës ka urdhëruar arrestimin e dy persona për një skemë mashtrimi prej 1.5 milionë dollarësh. Burime zyrtare bëjnë të ditur se, janë vënë në prang Foto Kapurani dhe Dhimitri Metellari.

Foto Kapurani, administrator i disa kompanive betoni, kishte krijuar disa subjekte tregtare në QKR, që kryenin shitje fiktive tek njëri-tjetri

Nga veprimet hetimore për periudhën 2011-2014, kompanitë “Kapurani Vjara”, “Kapurani Trans”, “Beçi Company” dhe “Four Beton”, përmes veprimeve fiktive u janë shmangur detyrimeve tatimore me një vlerë totale prej 170 milionë lekë, ose rreth 1.5 milionë dollarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkaq, prokuroria tha se po heton për zbulimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

ME TE LEXUARAT