Sindroma e kthimit nga pushimet ekziston, këshilla si t’a kontrollojmë

Soft

post-pushime-1-290x200Pushimet sapo kanë përfunduar dhe për një pjesë të madhe kanë qenë një tjetër motiv stresues: kush ka mundur t’i shijojë, të relaksohet dhe të ndryshojë ritmin e jetës, me siguri që në kthim do t’a ketë më të vështirë për të mbajtur ritmin e mëparshëm.

Disa persona, madje, vuajnë nga një sindromë e vërtetë dhe mjaft serioze, “sindroma e rikthimit”, një shqetësim që përfshin këdo në aspektin fizik dhe psikologjik tek organet që luajnë një peshë të madhe dhe ndikohen më tepër nga ngjarjet stresuese (si veshkat, gjendrat si dhe hormonet).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këshillat për të mos humbur të gjithë ndjesinë relaksuese të pushimeve duke kontrolluar këtë situatë të pakëndshme, sipas studiuesve janë këto:

Sindroma e rikthimit është një çrregullim që lidhet me përshtatjen, dhe mund të shfaqet kur kalohet nga një periudhë relativisht pushimi në një periudhë me angazhime, tipike e një situate pas pushimesh. Simptomat e kësaj sindrome justifikohen nga efekti i stresit  në sistemin që lidh hipotalamusin-hipofizën-gjendrat e veshkave.

Ndodhitë stresuese që mund të favorizojnë evidentimin e sindormës janë të lidhura me rimarjen e aktiviteteve normale ndaj të cilave duket se nuk jemi mësuar t’i bëjmë për një kohë relativisht të gjatë.

Mekanizmat fizikë

Hipotalamusi, në përgjigje të informacioneve “stresuese” që merr nga organizmi, reagon me prodhimin e hormonit të çlirimit nga corticotropina (CRH) që stimulon hipofizën.

Hipofiza qarkullon një hormon të quajtur adrenocorticotropina (ACTH) që stimulon gjendrat e veshkave.

Gjendrat e veshkave që ndodhen në pjesën e sipërme të veshkave, prodhojnë hormonet e vërteta të stresit, më saktë adrenalinën dhe kortisolin.

Stresi – Adrenalina e kortisoli kane efekte të ndryshme në organizëm, mes të cilave:

  • rritje të presionit të gjakut
  • rritje të glicerinës (nivelit të glukozës në gjak)
  • rritje të metabolismit
  • rritje të ritmit të frymëmarrjes
  • ulje të memories
  • humbje të përmbajtjes muskulore

Shmangia tipike e tensioneve gjatë periudhës së pushimeve bën që ky sistem delikat të vendoset në ‘pushim’ kahasuar me ritmin e zakonshëm. Kthimi i ritmit normal, detyron sistemin (në veçanti gjendrat mbi veshka) drejt një mbiaktivizimi, ndaj të cilit organizmi nuk është menjëherë gati, e kështu bëhet normale të paturit vështirësi në përgjigje të kërkesave të jetës së mëparshme.

Kush është më i ekspozuar?

Ata që kanë një aktivitet më përmbajtje kryesisht intelektuale janë subjekte të sindromës post-vacation (pas pushimeve). Sipas një studimi spanjoll kategoria e personave më të prekur nga sindroma është ajo e të rriturve të moshës 25-4- vjeç.

Këshillat – Ruani qetësinë!

Rimarrja e zakoneve të punës dhe rutinës së përditshme, me masë, ndoshta mund të ulë nivelin e stresit të akumuluar gjatë kësaj faze duke këshilluar që të bëhen pauza më të gjata dhe të mërren ditë pushimi para se të impenjohesh tërësisht në aktivitetin e zakonshëm.

Këshilla – Shtyni pak angazhimet…

Pasi të ktheheni në punë, përpiquni, sa të jetë e mundur, të shtyni për disa ditë angazhimet më të mëdha.

Këshilla: Flini më herët!

Rivendosja e ritmit gjumë-zgjim duhet të bëhet në një mënyrë më progresive dhe të respektohen orare më të rregullta, duke kërkuar të shkohet në shtrat herët, për të bërë të mundur zgjimin në orën e duhur në mëngjes dhe me ndjesinë se ke pushuar në mënyrë të mjaftueshme.

Këshilla: Bëni gjimnastikë!

Nëse gjatë pushimeve i jeni dedikuar mjaft aktivitetit fizik, vazhdojeni këtë ritëm edhe gjatë kthimit. Nëse ndërkohë gjaë pushimeve nuk jeni marrë farë me sportin por i jeni lënë krahapur ‘dembelizmit’, rikthimi për në punë është momenti i duhur për pak aktivitet fizik (sidomos në ambjente të hapura). Rritja e endorfinës, substacës kimike të prodhuar nga truri, stimulon lëshimin e energjive duke patur për rrjedhojë dhe pasoja antidepresive.

Këshilla: Hani më mirë!

Nëse gjatë pushimeve jeni ushqyer në mënyrë të çrregullt e jo të balancuar, në rikthim duhet të merrni një ushqim më  të ekuilibruar në raportet e frutave e perimeve të freskëta.

ME TE LEXUARAT