“Shqipëria, gjoba për sasinë e naftës në serbrator”

Aktualitet

kamionetShoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve në Kosovë, ka reaguar lidhur me një vendim të ministrit të Financave të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani për kufizimin e sasisë së karburantit që gjendet në serbatorët (rezervuarët) e makinave transportuese.

Mediet kosovare shkruanin dje se, ky vendim po rrezikon tregtinë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, tregtarët kosovarë po penalizohen me gjoba të rënda për shkak se në serbatorët e tyre po mbajnë më shumë se 200 litra karburant.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Duke qenë se serbatorët e transportueseve të mallrave të ndryshme si maunet e mallrave dhe autobotet e derivateve, kanë serbatorë që furnizohen me më shumë se 200 litra, kjo për Doganën Shqiptare përbën kontrabandë”, shkruan “Kosova Press”.

Sipas Berjanit, kjo logjikë është në kundërshtim me të gjitha udhëzimet e marrëveshjes së tregtisë së lirë, si dhe me parimet dhe metodologjinë e Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Në kohën kur tregu kosovar ka nisur të konsolidohet mirë me mallrat që importon nga Shqipëria, ky vendim i ministrit Shkëlqim Cami seriozisht e ka rrezikuar importin e Kosovës nga Shqipëria”, ka thënë ai. Më tej, nëpërmjet kësaj deklarate, i kërkohet ministrit të Financave Shkëlqim Cani, që të rishikojë vendimit të datës 12.05.2015.

ME TE LEXUARAT