Shembja e Kishës së Dhërmiut, Metropoliti grek kërcënon Ramën: Rri urtë...!

Aktualitet

metropolitiMetropoliti i Konicës, Andreas, në kufi me Shqipërinë ka reaguar ne lidhje me prishjen e kishes se Dhermiut,

Kleriku grek ne reagimin e tij merret kryesisht me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për të cilin thotë që pavarësisht se prezantohet si një lider demokratik, ndjek taktikën e diktatorit Enver Hoxha dhe për më tepër, e akuzon se ka kryer një “blasfemi”, por edhe se është “i pacipë”.

Në këtë sens, kleriku grek nuk merret thjesht me shembjen e kishës, por edhe me komentet e kryeministrit Rama ndaj reagimeve të qeverisë greke.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke iu drejtuar në numrin njëjës, personalisht Kryeministrit shqiptar, metropiliti thekson në deklaratën e tij të gjatë, se “Himara, pavarësisht manipulimeve të tua antigreke, ishte dhe do të mbetet greke në shekuj. Dhe Greqia ka detyrimin të mbrojë kombësinë dhe besimin ortodoks të vorioepirotëve. Dhe jo vetëm të Himarës, por edhe të Gjirokastrës, të Korçës dhe gjithë Epirit të veriut. Sa më shpejt ta kuptosh këtë, aq më mirë do të jetë për vendin tënd... Prandaj të themi: rri urtë”, përfundon deklaratën e tij kreu i kishës ortodokse greke në zonën kufitare të Konicës.

Deklarata e metropolitit të Konicës pason prononcime të ngjashme të tij për çështjen e kishës së Dhërmiut, në kohën që për të njëjtën çështje nuk është shënuar as edhe një reagim nga sinodi i shenjtë i kishës ortodokse greke. Ndërkaq, ndjeshmëria e klerikut në fjalë shpjegohet me faktin se ai është pasuesi i drejtpërdrejtë i metropolitit Sebastianos, udhëheqësit shpirtëror të asaj që njihet si Lëvizja për Çlirimin e Epirit të Veriut. Sebastianos, e ushtroi aktivitetin e vet gjatë viteve 1980 deri më 1994 që vdiq, dhe shpesh herë me deklarat dhe veprimet e tij i vuri në sprovë marrëdhëniet zyrtare ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT