SHBA, publikohet letra që la autori i vrasjes së dy gazetarëve

Bota

gazetaret15Në Virxhinia janë mbajtur homazhet për dy reporterët e vrarë gjatë një transmetimi televiziv një ditë më parë. Gazetarja 24-vjeçare Alison Parker dhe kameramani Adam Uard 27-vjeç u qëlluan për vdekje në transmetim të drejtpërdrejtë nga kolegu i tyre Vester Flanagan, i cili më pas qëlloi veten për vdekje gjatë ndjekjes nga policia.

Televizioni amerikan ABC thotë se ai i kishte dërguar një fax prej 23 faqesh, ku rrëfente edhe arsyet që e kishin detyruar të ndërmerrte një akt të tillë ekstret.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai rrëfen se kolegët shfaqeshin racistë ndaj tij, pasi Flanagan ishte pjesë e komunitetit afroamerikan. Ai rrëfen gjithashtu se ishte homoseksual ndaj dhe thotë se ishte viktimë e homofobinë e tyre.

Për këtë ngjarje, Flanagan thotë se kishte marrë shkas nga ngjarja e 17 qershorit në Karolinën Jugore, ku një i bardhë qëlloi për vdekje 9 afroamerikanë.

Prej asaj kohe ai thotë se e konsideronte veten si një fuçi baruti njerëzore për një kohë të gjatë dhe isha duke pritur për të shpërthyer, shprehet ai.

ME TE LEXUARAT