SHBA, polici i shkollës lidh me pranga nxënësin me aftësi të kufizuara

Bota

shbaNjë video tejet e rëndë dhe që ka ngjallur mjaft indinjatë po qarkullon në internet dhe tregon një zv/sherif në Kentaki duke dhunuar një të mitur në shkollë.

Unioni i Lirive Civile Amerikane ka paditur zv. sherifin Kevin Sumner i cili punon si oficer pranë një Shkolle Fillore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai është akuzuar për prangosjen e një djali 8-vjeçar dhe të një vajze 9-vjeçare, të dy me probleme të shëndetetit mendor dhe rregullime hiperaktive.

Video tregon që djalit të vogël i janë vënë prangat në krahë dhe ndërsa fëmija qan dhe ankohet se i dhembin krahët, oficeri i policisë e kërcënon se duhet të bëjë atë që i thotë ose do të vuajë pasojat.

Organizata që ka ngritur padinë bën të ditur se fëmija u çlirua nga prangat vetëm pas 15 minutash. Dy fëmijët shfaqnin probleme në shkollë për shkak të çrregullimeve në shëndetin mendor dhe hiperaktivitetetit të tyre, por kjo mënyrë çnjerëzore e reagimit ka tronditur qytetarët në Kentaki dhe mbarë botën. Video është regjistruar me celular në ambjentet e shkollës.

 

 

 

ME TE LEXUARAT