SHBA, Kalifornia e përfshirë nga flakët, 13 mijë të evakuuar

Bota

zjarrNë Kaliforni është dhënë një urdhër evakuimi për 13 mijë persona, teksa zjarrfikësit vazhdojnë betejën për të vënë nën kontroll 20 vatra zjarri.

Rreth 9 mijë zjarrfikës kanë punuar gjatë të hënës në terren të pjerrët dhe në kushte të vështira, kanë deklaruar autoritetet lokale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zjarri më i madh, i verifikuar në veri të San Franciskos, ka shkrumbuar mbi 145 kilometra katrorë sipërfaqe. Gjatë së hënës, zjarri u zgjerua edhe në një autostradë duke e bllokuar atë.

Zjarri në San Francisko trefishoi përmasat gjatë fundjavës, me autoritetet që e cilësuan një rritje të paprecedentë. Të paktën 24 shtëpi u shkatërruan teksa zjarri zgjerohej i ndihmuar nga erërat.

“Nuk kam parë kurrë një zjarr si ky. Është e habitshme mënyra se sa shpejt u përhap. Tymi është ngjitur deri në 91 metra në ajër”, deklaroi Vicki Estrella, një banore e evakuuar.

Ndërkohë, mbi 6 mijë prona ndodhen në shtegun e flakëve dhe gjasat që të përfshihen prej tyre janë të mëdha.

E ndërsa është bërë pak progres në eleminimin e zjarreve, pjesërisht për shkak të rënies së lehtë të temperaturave, për momentin nuk parashikohen reshje, që do të ndimonin shumë në qetësimin e situatës.

ME TE LEXUARAT