Rrëzohet avioni i familjes së Bin Laden, 4 të vdekur

Bota

avioniKatër persona kanë gjetur vdekjen pas rrëzimit të një avioni të vogël privat, në pronësi të familjes së Osama Bin Laden, në një qendër makinash të nxjerra në ankand në Hampshire të Anglisë.

“Daily Mail”, raporton se piloti i avionit dhe tre pasagjerët, të cilët dyshohet të jenë anëtarë të familjes së terroristit të vrarë, gjetën vdekjen, ndërkohë që asnjë prej personave që ndodheshin në ankandin e automjeteve nuk ka pësuar lëndime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avioni, një Phenom 300, me kapacitet deri në nëntë persona u rrëzua në përpjekje për t’u ulur në aeroportin Blackbush. Fillimisht u mendua se avioni u rrëzua pak pasi ishte ngritur nga pista, por më vonë autoritetet njoftuan se avioni ishte në pritje të marrjes së dritës jeshile për t’u ulur.

Për momentin, autoritetet britanike thonë se shkaqet e aksidentit mbeten për t’u zbardhur nga hetime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT