Rita Ora kërkon që X-Factor britanik të mbahet në Shqipëri

Showbiz

  1. rita1515Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare Rita Ora kërkon që një pjesë e spektaklit britanik të talenteve në muzikë “X Factor” të regjistrohet në Pallatin e Brigadave në Shqipëri.

    Burime të afërta pranë këngëtares thanë për gazetën “The Mirror” se Rita Ora i ka kërkuar producentit të këtij kompeticioni Simon Cowell që të bëjë disa regjistrime në ish-selinë mbretërore të Zogut të parë.

  2. Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

    Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova është pjesë e jurisë së X Factor dhe kërkesa e saj ka të bëjë me regjistrimin në Shqipëri të fazës së dytë të këtij talent-show. Konkretisht, Ora sugjeron që konkurrentët që kaluan fazën e parë të konkursit të këndojnë para jurisë së X Factor në rezidencën e mbretit Zog i cili u largua nga Shqipëria në vitin 1939.

Producenti i X Factor Simon Cowell ende nuk ka marrë një vendim për propozimin e Ritës. Nëse përgjigja do të ishte pozitive, atëherë juria e X Factor do të duhej të zhvendosej në Tiranë në atë që pagëzohet si "Shtëpia e gjyqtarëve". Sipas traditës së këtij kompeticioni, në këtë fazë gjyqtarët vendosin se cilët konkurrentë kanë “brumin” për të vijuar më tej garën në spektaklin të zbulimit të talenteve që finalizohet me një fitues.

“The Mirror” shkruan se nëse do të pranohet sugjerimi i Rita Orës, shfaqja e regjistruar në Pallatin e Brigadave do të transmetohet me satelit në studion në Londër.

Një mik i afërt i këngëtares, është shprehur për gazetën “The Mirror “ se “Rita ora është shumë krenare për trashëgiminë e Kosovës dhe Shqipërisë, krenari të cilën e ka shprehur duke ruajtur lidhjet me të dyja vendet”.

ME TE LEXUARAT