Pronari i dehur kyç 5 fëmijë në dyqan, kërcënon me jetë policinë

Aktualitet

gameNjë 45-vjeçar i dehur pak pas mesnate mbylli biznesin e tij të videolojërave duke lënë brenda 5 fëmijë të moshave 14-16 vjeç.

Policia e njoftuar prej familjarëve të tyre i nxori jashtë duke thyer dyert e biznesit, ndërsa me të mbërritur pranë biznesit pronari Arben Pllumi është konfliktuar fizikisht me policinë dhe i ka kërcënuar me jetë. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 13 të qytetit të Durrësit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

nxjerrë

Fëmijët kuptuan se ishin kyçur pasi kanë përfunduar lojërat dhe menjëherë kanë njoftuar përmes telefonit familjarët e tyre. Ata kërkuan ndihmën e policisë e cila ka thyer dyert e biznesit për të nxjerrë fëmijët të cilët ishin tmerruar gjatë qëndrimit të mbyllur.

Pronari i dehur kërcënon me jetë policët

Por këtë moment duket se nuk e ka pritur mirë pronari i videolojërave, i cili me të parë thyerjen e derës, nisi të konfliktohet fizikisht dhe të kërcënojë me jetë efektivët e policisë së Durrësit.

Arben Pëllumbi, kundërshtoi forcat e policisë pasi këta të fundit e kishin kërkuar të paraqitet pranë biznesit të tij.

Policia e Durrësit informoi sot për arrestimin e tij duke e akuzuar se ka penguar veprimet e ligjshme të policisë, i ka goditur, për shkak të detyrës dhe ka kanosur për vrasje punonjësin e policisë.

Ndërsa në ambientet e policisë i arrestuari ka shpjeguar se nuk i kishte harruar të miturit brenda, por ishte larguar për të pirë një kafe.

Prokuroria e Durrësit ka marrë në dorë materialet dhe po vijon hetimet për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë të rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës”dhe “Kanosje për shkak të detyrës”.

ME TE LEXUARAT