Projektet infrastrukturore: Rama, Mustafa e Vuçiç takim koordinativ në Vjenë

Politikë

ramaNë kuadër të punimeve të ditës së dytë të Samitit të Vjenës Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin koordinativ për dy projekte infrastrukturore, për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës dhe autostradën Adriatiko-Joniane.

Në takim përveç kryeministrit Rama, ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, komisioneri i Bankës Europiane të Investimve, Hoyer, komisioneri Johannes Hahn, Ministri i Jashtëm austriak Kurz, përfaqësues nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe nga BEI (Banka Europiane për Investim).

Kryeministri Rama theksoi se te projektet e mëdha të infrastrukturës, qoftë autostrada Nish Prishtinë Durrës, qoftë autostrada Adriatiko Joniane, janë projekte europiane, të cilat nxisin ndërlidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në këtë kuadër është e rëndësishme që ndërtimi i këtyre dy projekteve të fillojë sa më shpejt dhe për këtë nevojitet ekspertiza dhe mbështetja financiare e Komisionit Europian dhe institucioneve financiare si BERZH dhe BEI

Ndërtimi i këtyre dy autostradave do të rrisë shkëmbimet tregtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe do të nxisë turizmin mes këtyre vendeve” theksoi Rama.

Ndërsa Kryeministri serb Aleskandër Vuçiç, duke theksuar rëndësinë e autostradës Nish- Prishtinë- Durrës, tha se falë këtij projekti Beogradi do të lidhet me Prishtinën në më pak se tre orë, ndërkohë që porti i Durrësit do të kthehet në pikën më të afërt detare për Serbinë.

/f.n/

ME TE LEXUARAT