Pranë zbulimit misteri i zhdukjes së avionit të Malaysia Airlines

Bota

avioni-malaysia145Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka thënë se “misteri” i fluturimit MH370 është gati të zgjidhet, pasi autoritetet e Malajzisë kanë deklaruar se një segment avioni që është gjetur javën e kaluar në Oqeanin Indian, i përket avionit të kompanisë Malaysia Airlines, i cili është zhdukur pa gjurmë në mars të vitit 2014.

Megjithatë, hetuesit nuk e kanë konfirmuar ende këtë lidhje, duke thënë vetëm se ajo është shumë e mundur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Analizat po kryhen në Paris, ku janë thirrur edhe ekspertë nga Malajzia dhe Australia.

Aeroplani ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lampuri për në Pekin më 8 mars të vitit 2014, kur është zhdukur nga radari.

Ai ka pasur 239 njerëz në bord.

ME TE LEXUARAT