Përfaqësim i lartë i LRI-së në këshillat bashkiakë

Politikë

Braimllari-244x200Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI), Endrit Braimllari, duke folur në aktivitetin hapës të kampingut me të rinj nga e gjithë Shqipëria që po zhvillohet në Jali, vlerësoi përfaqësimin e lartë të të rinjve të kësaj force në këshillat e rinj bashkiakë. Gjithashtu, ai shprehu angazhimin e LRI-së për t’i kthyer këto këshilla në parlamente vendore.

Braimllari tha se ky përfaqësim i lartë në këshillat bashkiakë në të gjithë Shqipërinë është rezultat i një punë 11-vjeçare plot sakrifica dhe përkushtim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Për herë të parë në historinë e LRI-së, ne përfaqësohemi me 80 të rinj në këshillat bashkiakë në të gjithë vendin dhe po ashtu përfaqësohemi dhe me një deputete në parlament. Kjo prezencë e tyre nuk është thjesht e LRI-së apo e LSI-së, por është prezenca e rinisë shqiptare. Sepse programi i tyre është për rininë shqiptare, është në shërbim të rinisë shqiptare dhe ne jemi të hapur që këshillat bashkiak t’i kthejmë në parlamente vendore”, tha Braimllari.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme dhe Sekretarja e Përgjithshme e Internacionales së Rinisë Socialiste (IUSY), Evin Incir, me synimin për të ndihmuar në hartimin e strategjive në shërbim të rinisë.

Incir vlerësoi punën e bërë në përfshirjen e të rinjve në listat e kandidatëve për këshillat bashkiak, duke i bërë ata pjesë e vendimmarrjes. “Nuk ka gjë të mirë se sa të miksosh politikën me argëtimin dhe shoqërinë. Ky është kombinimi i suksesshëm për një kamp veror dhe për një forum rinor. Ne kemi nevojë për politikën në mënyrë që të ndryshojmë shoqëritë tona dhe ndryshimi është thelbi i lëvizjes sonë, i ideologjisë tonë socialiste dhe socialdemokrate”, tha sekretarja e Përgjithshme e IUSY-së

ME TE LEXUARAT