PD, Edi Paloka: LSI-në s`e shohim dot me sy, jo më të bëjmë koalicion me të

Politikë

palokaNjë debat më së shumti mediatik është përhapur pas 21 qershorit lidhur me koalicione të mundshme majtas e djathtas në spektrin politik.

Në një prononcim për ABC News, nënkryetari demokrat Edi Paloka mohoi çdo mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke e akuzuar si autore të shitblerjes së votave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

LSI-në, siç thotë Edi Paloka, nuk e shohin dot me sy e jo më të bëjnë koalicion me të…“Debatet janë vetëm në media”, tha ai.

Kështu nëse dikush është duke besuar apo pritur me padurim rikthimin e një koalicioni të mundshëm mes demokratëve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, asnjë mundësi për një të tillë nuk ekziston, pohoi për nënkryetari demokrat, Edi Paloka.

“LSI absolutisht është partia që më shumë se kushdo tjetër ka dëmtuar votën e lirë dhe demokracinë shqiptare. Kështu që nuk besoj se dikush duhet të ketë iluzionin që PD do të bashkëpunojë me LSI-në, si një parti që është damkosur tashmë si armike e votës së lirë”.

Natyrshëm lind pyetja: po Basha e Rama a mund të udhëheqin një koalicion bashkë? Paloka sjell në vëmendje deklaratën e kryetarit të partisë së tij se i konsideron dy krerët e mazhorancës aktuale si dy pjesët e një molle të kalbur.

“Kemi bërë të qartë që janë pjesë e një të keqeje të madhe…”. Sidoqoftë bie në sy se pas 21 qershorit në peshoren e tyre e keqja nuk është në barazpeshë…

“Gjithçka ka ndodhur ka qenë në bashkëveprim të plotë, shkelje kushtetuese, shkelje të ligjeve, kriminalizim i Parlamentit. LSI është gjithnjë aktive në këto akte negative”.

Në planin e përfitimit politik dhe pragmatizimit, keqqeverisja është në favor të opozitës që pret rikthimin sa më shpejt në pushtet, çka nuk mund të ndodhë në kushtet kur në rezultat ndikon shit-blerja e votës.

Ndaj sulmin kryesor, veçanërisht që nga zgjedhjet e 21 qershorit, demokratët e rezervojnë veçanërisht për ish-aleatin e tyre qeverisës.

“Shit-blerja e votës mban për autor LSI-në”.

ME TE LEXUARAT