PD e Krujës: Këshilltarët demokratë s'e njohin kryebashkiakun Artur Bushi

Politikë

bushiKëshilltarët e Bashkisë Krujë janë shprehur qartë se nuk mund të pranojnë Artur Bushin, “person i arrestuar dhe i proceduar nga policia italiane për trafik droge”.

“Qytetarët e Krujës meritojnë të përfaqësohen nga persona me integritet të lartë e që janë në shërbim të tyre dhe jo nga njerëz të inkriminuar e që janë në shërbim të pushtetit të tyre personal”, kanë deklaruar këshilltarët demokratë të kësaj bashkie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët edhe këshilltarët demokratë në bashkinë e Kavajës deklaruan se do të bojkotonin mbledhjet e keshillit bashkiak pasi  nuk mund të njohin legjitimitetin e një kryetari bashkie si Elvis Roshi, të cilin e konsiderojnë si “përfaqësues të trafikut të drogës”.

 

ME TE LEXUARAT