Pas një vit arresti për pedofili, vdes ish-nunci apolistik në Republikën Dominikane

Bota

nunci-620x356Ka ndërruar jetë në Vatikan ish-Nunci Apostolik, përfaqësuesi diplomatik i Selisë së Shenjtë në Republikën Dominikane, ish-peshkopi me origjinë polake, Josef Uesolovski.

Prej gati një viti ai banonte nën gjendje arresti, brenda mureve të Vatikanit nën akuzën e pedofilisë e akteve të turpshme të kryera me minorenë në Santa Domingo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet e Vatikanit kanë verifikuar vdekjen për arsye natyrore e gjatë orëve të ardhshme pritet të kryhet autopsia e trupit.

Më 27 qershor 2014, Kongregacioni për Doktrinën e Fesë në Vatikan e deklaroi ish-prelatin e lartë fajtor në abuzimet ndaj minorenëve duke e dënuar me tërheqjen e tij nga aktiviteti klerikal.

Pas këtij vendimi me konsesusin e Papa Franceskos më 23 shtator 2014, Josef Uesolovski vihet në gjëndje arresti nga Xhandarmaria e Vatikanit.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ish-kryepeshkopi Josef Uesolovski nuk u burgos në qelitë e Xhandarmërisë së Vatikanit, por në arrest shtëpie në ambientet e kolegjit të burgjeve, pranë selisë së Gjykatës së Vatikanit, brenda mureve të këtij shteti.

Uesolovski shërbeu si Ambasador i vatikanit në Santo Domingo për 5 vjet. Ai u thirr në Vatikan në 2013 dhe iu hoq detyra e tij pasi mediat domenikane publikuan lajmet se nunci apostolik paguante djem të moshave 13-16 vjeç, për të performuar akte dhe skena seksuale.

Vatikani e dënoi menjëherë këtë lajm, duke treguar se kisha po merr masa serioze kundrejt akuzave në fjalë.

Papa Francesku ka premtuar zero tolerance ndaj abuzimit seksual kundrejt të miturve dhe ka rishkruar rregullat e kishës për këtë çështje.

ME TE LEXUARAT