Orialda Kajtazi pendohet për arratinë, takon babain në burg

Aktualitet

orialda-kajtaziPendohet motra e madhe e familjes Kajtazi, ideatorja e arratisjes nga shtepia ne mesin e muajit korrik te ketij viti.

E ndodhur pas hekurave të qelisë së burgut 325 në Tiranë, Orialda Kajtazi u kërkoi prindërve të kthenin motrën e vogël, Klevisën në shtëpi. Hyqmet Kajtazi tregoi takimin 1 orë e gjysmë me Orialdën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo i ka premtuar babait se do të bisedonte në telefon me Klevisën për ta bindur që ajo të largohej nga qendra sociale dhe të qëndronte me familjen.

“Nuk di si ndodhën gjithë këto gjera, nuk di si nuk ndalova, Klevisa duhet të vijë me ju”, i tha ajo nënës dhe babait. Hyqmet Kajtazi ende nuk është i sigurt nëse Orialda është penduar apo jo, por ai e do vajzën në shtëpi. Bashkë me gruan e tij do të apelojnë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit, e cila të hënën dha masën e sigurisë “Arrest me burg” për vajzën e tyre, Orialdën.

“Ne do kërkojmë që Orialda të dalë nga burgu, pasi nuk e kemi denoncuar dhe, për më tepër, e kemi falur për të gjitha veprimet që ajo ka bërë ndaj nesh. Gjatë takimit ajo na tha se një pjesë të parave që vodhi nga shtëpia i ka harxhuar sëbashku me motrën e vogël, Klevisën, për të blerë orenditë shtëpiake në banesën që ato kishin marrë me qira në Vlorë”, tha Hyqmet Kajtazi. Zhvillimet më të fundit tregojnë se ka ende shpresë për rikthimin e normalitetit në këtë familje të vogël durrsake.

ME TE LEXUARAT