Nis pastrimi i Piramidës, Veliaj apel qytetarëve për bashkëpunim

Aktualitet

piramidaBashkia e Tiranës ka nisur punën për restaurimin provizor të Piramidës dhe ambientit rreth saj.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, kryebashkiaku i kryeqytetit Erion Veliaj, njofton nisjen e punimeve në objektin ku deri më parë ishte vendosur Qendra Ndërkombëtare e Kulturës dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta ruajtur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nisën riparimet provizore tek Piramida e parku përreth. Ju lutem raportoni vandalizmin, raportoni vandalizmin”, shkruan Veliaj.

Me marrjen e detyrës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka nisur një sërë aksionesh të fokusuar në hapësirat publike siç ishin fillimi i restaurimit të Monumentit të Pavarësisë, nisjen e aksionit të pastrimit, riparimin e trotuarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” apo pastrimin e lumit të Lanës.

ME TE LEXUARAT