Ndodh në rrugët e Londrës, makinen luksoze Bugatti, e shtyjnë kalimtarët që të ndizet

Teknologji

bugatti-shtyjnSuper-vetura e një pasaniku arab, ka mbetur e bllokuar në një rrugë në Londër.

Bugatti Veyron me ngjyrë krem dhe vishje, është pëlqyer shumë nga kalimtarët, të cilët e kanë shfrytëzuar momentin që të fotografohen me të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo, kur pronari tij ka dashur të largohet, diçka nuk ka shkuar mirë.

Atë e kanë shtyrë disa meshkuj, të cilët ndodhën afër, derisa është ndezur vetura, transmeton Telegrafi.

Nga pamja e tyre në fytyrë, ata duket se nuk po e kanë bezdi që po e shtyjnë një veturë me kënde të lëmuara.

Epo, mundësitë janë të pakta që së paku të preket një veturë që kushton një milion e gjysmë euro.

ME TE LEXUARAT