Ndihmuan gruan ti fuste kanabis burrit në qeli, prangosen 2 policë të burgut të Shënkollit

Aktualitet

burgPolicia e Qarkut te Lezhes njoftoi se u  bë arrestimi në flagrancë i shtetases Mrikë Lazri, vjeç 51, banuese në Luf, Pukë. Arrestimi i saj u bë pasi, rreth orës 08.20, në IEVP Shënkoll Lezhë, tek dhoma e kontrollit të familjarëve për takim me bashkëshortin e sajë, i është gjetur dhe sekuestruar 1.35 gr lëndë e dyshuar Canabis. Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua dhe një telefon i markes Samsung dhe 4300 lek të rinj.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Miklovan Kuliçi, vjeç 37, banues në Tiranë,  punonjës policie në IEVP Shënkoll Lezhë. Arrestimi i tij u bë pasi, duke qënë me shërbim dhe nga monitorimi i veprimeve të tij nëpërmjet kamërave është konstatuar dhe fiksuar se diçka ka nxjerrë nga trupi duke e hedhur në krahun e djathtë. U konstatua dhe u sekuestruan 3.55gr lëndë e dyshuar cannabis sattiva.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ram Toskaj, vjeç 45, banues në Babrru Tiranë, punonjes policie i IEVP Shënkoll Lezhë. Arrestimi i tij u bë pasi, nga hetimet e para rezulton se ky shtetas të jetë i implikuar në veprën penale të  prodhimit dhe shitjes narkotikeve për punonjësin e policisë burgut M.K.

ME TE LEXUARAT