Ndeshje dramatike, Roma mund Juventusin 2-1

Sport

romSkuadra e Romës mundi të fitojë në përballjen me zonjën e vjetër. Në minutën e 22 vjen kartoni i parë i verdhë për Paul Pogban ndërsa në minutën e 38 ndëshkohet edhe Giorgio Chiellini. Pjesa e dytë nis me një karton për Miralem Pjanic ndërsa është po ai që pas dy minutash çon vendasit në avantazh. Në minutën e 64 Daniele De Rossi ndëshkohet me karton të verdhë dhe dy minuta më pas del me karton të kuq Rubinho. Në minutën e 75 ndëshkohet Patrice Evra me karton të verdhë ndërsa Juventus me 10 lojtarë vuan. Mjaftojnë dy minuta dhe me karton ndëshkohet edhe Edin Dzeko ndërsa në minutën e 78 del lojtari i dytë me të kuq nga Juventusi Patrice Evra duke e lënë skuadrën me 9 futbollistë. Në minutën e 79 vjen goli i dytë për Romën nga Edin Dzeko ndërsa shkurton diferencën Paulo Dybala në minutën e 88. Gjithçka mbyllet 2-1 për Romën.

ME TE LEXUARAT