Ministria e Kulturës dënon dhunën ndaj inspektorëve të ZSHDA-së

Aktualitet

Ministria-e-KulturesMinistria e Kulturës në një deklaratë për shtyp dënoi sot  dhunën e ushtruar javën e shkuar nga përfaqësues të subjektit “EKLIPSI”,  ndaj inspektorëve të ZSHDA-së(Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit).

Në deklaratë  thuhet se  inspektorët po kryenin detyrën e inspektimit të subjekteve që përdorin vepra muzikore në zonën e Farkës dhe pranë TEG, në përputhje me rregullatl ligjore dhe administrative të parashikuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në inspektimin e subjektit “EKLIPSI”,  inspektorët kanë konstatuar shkelje që bien ndesh me Ligjin e të Drejtës së Autorit, teksa kanë vendosur marrjen e masës administrative me vlerën 200.000 Lekë. Kjo masë administrative u kundërshtua me fyerje, ofendime ndaj inspektorëve në detyrë, madje duke ushtruar dhunë fizikë nga përfaqësues të subjektit në fjalë. Për këtë ngjarje të rëndë janë kryer të gjitha veprimet proceduriale pranë Policisë së Shtetit dhe ndaj personave të akuzuar ka filluar ndjekja penale për “Dhunim për shkak të detyrës”.

Ministria e Kulturës dënon rastin flagrant të dhunës, ushtruar ndaj inspektorëve të ZSHDA-së dhe shpreh vullnetin e saj të plotë se pronësia intelektuale shqiptare, pjesë e qënësishme e kulturës kombëtare dhe zhvillimit ekonomik të vendit,  është dhe do të jetë në fokusin e Qeverisë Shqiptare dhe të Ministrisë së Kulturës.

Ministria e Kulturës do të vazhdojë të kryejë misionin e saj, siç edhe e ka shprehur në prioritetet e strategjisë 2013-2017,  se respektimi dhe mbrojtja e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në Shqipëri do të garantohet në të njëjtin nivel që garantohet në të gjitha vendet e zhvilluara të BE-së, thuhet në deklaratën për shtyp

Një muaj më parë,  Ministria e Kulturës paraqiti në Qeveri , projektligjin e ri për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, i cili pritet të miratohet në sesionin e ardhshëm , ligj i  cili sjell garanci për zhvillim të qëndrueshem dhe inovativ në këtë sektor , duke e parë jo vetëm si kulturë dhe art, por dhe sektor përfitimi me rregulla të qarta funksionimi në treg.

ME TE LEXUARAT