Ministri gjerman: S`ka azil për qytetarët nga Ballkani, mos u nisni për Gjermani

Aktualitet

ministri-gjerman15Gjermania kërkon ashpërsimin e kritereve për azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit, për të ndalur dyndjen e tyre drejt këtij vendi. Propozimi vjen nga Ministri i Shtetit pranë zyrës së kancelares, Peter Altmaier.

Deutsche Welle citon një intervistë të tij për mediat gjermane, ku Altmaier shprehet se Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi duhet të kategorizohen sa më shpejtë të jetë e mundur si vende të sigurta origjine.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai flet për një koncept të ri për trajtimin e kërkesave për azil nga qeveria gjermane, ku nuk ka asnjë shans që azilantët nga vendet e Ballkanit të pranohen. Në bazë të këtij koncepti, shton Altmaier, atyre duhet t’u kursehet mundimi dhe vuajtja në rrugëtimi drejt Gjermanisë.

Ministri gjerman i Shtetit thotë se është e pamundur t’u pranohen kërkesat për azil, personave që vijnë nga vende që nuk janë as në diktaturë e as në luftë, por që përgatiten të antarësohen në Bashkimin Europian.

Zyrtari i lartë gjerman thotë se prioritet për Berlinin është trajtimi i refugjatëve nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme.

Ndërsa Kryeministrja e rajonit të Rajnland Pfalcit Malu Drejer propozon përshpejtimin e procedurave për azilkërkuesit që nuk kanë asnjë perspektivë për njohjen e azilit në Gjermani, siç janë të ardhurit nga vendet e Ballkanit.

ME TE LEXUARAT