Miliarderi britanik që u jep punonjësve pushime sa herë të duan

Soft

pune-shpiaMiliarderi britanik Sir Richard Branson ka vendosur të tregohet zemërgjerë me punonjësit e kompanive të tij, duke u dhënë atyre pushime sa herë të duan.

Lajmi është publikuar nga të gjitha mediat britanike, të cilat shkruajnë se Branson po thyen mitin se “kapitalizmi të shtrydh”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pushime sa herë të duan, mjafton që të mos përkojnë me ndonjë projekt të rëndësishëm në kompani”, thotë Branson.

Iniciativa është sugjeruar nga e bija dhe ai po e aplikon në një nga 400 kompanitë e tij.

Sipas “The Guardian”, bosi i kompanisë së fluturimit “Virgin Group” do ta aplikojë këtë praktikë si fillim te 170 punonjës dhe nëse do të ketë sukses dhe rritje performance tek kompania atëherë ai do ta zgjerojë edhe më tej.

Në Britaninë e Madhe punonjësve u paguan vetëm 20 ditë pushim në vit, minimumi i vendosur nga Bashkimi Europian, por Branson dëshiron të thyejë rregullat.branson

ME TE LEXUARAT