Mesila Doda: Mbrëmë kalova një nga eksperiencat më të shëmtuara në udhëtime

Aktualitet

mesilaDeputetja e Partise Demokratike Mesila Doda ka shprehur shqetesimin e saj permes nje komenti ne Facebook, lidhur me udhetimin e saj me traget ne Bari-Durres. "Nje nga eksperiencat me te shemtuara ne udhetime kam pesuar mbreme me tragetin e linjes Bari-Durres te kompanise se re GNV. Imbarkimi ka filluar rreth ores 3 e 30 te mengjezit dhe jashte ne portin e Barit prisnin qindra gra burra femije te mitur e te moshuar. Linja e re qe u shpall si permirsuese e cilesise te tmerron me papergjegjshmerine e saj, dhe ajo qe eshte me e keqja nuk di pse shqiptaret duhet te trajtohen si qytetare te dores se dyte dhe autoritetet te vazhdojne te heshtin para kesaj katastrofe. Pres me se paku reagimin dhe spjegimin e autoriteteve dhe masat konkrete qe duhet te merren per kte problem qe pesojne jo nje here qytetaret shqiptare", shkruan Doda.

ME TE LEXUARAT