Mblidhet Këshilli Bashkiak, Veliaj: Më 4 shtator aksion për pastrimin e Tiranës

Aktualitet

veliaj betimiNë mbledhjen e tij të parë në këshillin bashkiak të Tiranës, kryetari i bashkisë Erjon Veliaj ka njoftuar aksionin masiv për pastrimin e Tiranës.

Në fjalën e mbajtur, Veliaj u ka kërkuar 24 administratorëve të bëjnë inventarin për rrugët, sheshet dhe trotuarate e bllokuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në aksionin për pastrimin e Tiranës që do të mbahet më 4 shtator kryebashkiaku Veliaj ftoi dhe qytetarë vullnetarë të bëhen pjesë.

“Ftoni qytetarët. Më 4 shtator aksion për pastrimin e Tiranës ku të gjithë qytetarët të bëhen pjesë.

Secili prej jush do drejtojë shtabin e pastrimit në njësinë tuaj.

Një palë doreza nga seicili në dorë. Ushtria do bashkohet për pastrimin e inerte.

Kushdo që ka marë kontratë nga bashkia për një rrugë, cerdhe do i ketë mjetet aty

Seicili të bëjë inventarin dhe të sigurohet se e gjithë ushtria e njerëzve të jetë në gadishmëri dhe më 4 shtator të nisim betejën kundër zhulit me qëllim që kur të hapen shkollat Tirana të jetë e pastër. Të luftojmë betenë e zhulit”, tha Veliaj.

ME TE LEXUARAT