Mbi 80 të vrarë nga sulmet në Siri

Bota

sirSë paku 82 njerëz, shumica nga ta civilë, janë vrarë nga sulmet ajrore të Qeverisë siriane në një treg, pranë Damaskut. Sulmet e djeshme në qytetin Douma, që kontrollohet nga forcat rebele, kanë qenë ndër më të përgjakshmet në luftën civile të Sirisë. Kreu i Koalicionit Kombëtar të opozitës, Khaled Khoja, i ka cilësuar ato si masakër dhe ka thënë se nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se 250 njerëz po ashtu janë plagosur.

ME TE LEXUARAT