Maqedonasi lajmëron policinë, fqinjët i vidhnin mariuhanën nga oborri

Soft

hashashiiiiNjë ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Strumicë të Maqedonisë.

Një 54 vjeçar nga Strumica pasi dështoi vet me një sëpatë ta zgjidhte problemin, vendosi që t’i denoncojë në polici dy vëllezëri pasi i kanë vjedhur mariuhanën nga kopshti i tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas MPB-së, M.B. (54 ) nga Strumica ka raportuar në polici fqinjët e tij, dy vëllezërit A.S. (26), dhe M.S. (22) se i kanë vjedhur drogën nga kopshti që e kishte mbjellë vetë.

Pas kontrollit të policisë, ndaj pronarit është ngritur kallëzim penal për prodhimin e dyshuar dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve, transmeton TetovaSot.

Në shtëpinë e tij u gjetën kanabis sativa rreth tre kilogramë. Droga u gjet në paketimin e duhanit, në kopsht, në një sirtar të shtëpisë, dhe tre rrënjë të mbjella në të njëjtën.

Para paraqitjes në polici ai u përpoq që rastin ta zgjidhë duke sulmuar vëllezërit me një sëpat

ME TE LEXUARAT