Kur nuk do t’ia dish për rregullat e qarkullimit...

Soft

Ndodh shpesh që kalimi i rrugës në kundërshtim me rregullat e qarkullimit të bëhet shkak për aksident. Madje, shumë prej rasteve të tilla përfundojnë me vdekje.

Një rast i ngjashëm është publikuar në Facebook nga faqja “Harta dixhitale e aksidenteve rrugore”.

Një person me karrocë kalon nga njëra anë e rrugës në tjetrën me një karrocë dore, pa e vrarë mendjen se po shkel rregullat e qarkullimit në një zonë ku ka shumë lëvizje dhe mjetet ecin me shpejtësi.

Fatmirësisht, në video nuk ndodh asnjë aksident, por një kalim i tillë në rrugë përbën gjithmonë rrezik për shumë drejtues mjetesh.

ME TE LEXUARAT