Kukësi humb ndeshjen 0-3 në tavolinë, gjobë 70 mijë euro

Aktualitet

kukesi-legiaaaDenim i rende per nderprerjen e ndeshjes se Europa League ne "Qemal Stafa".

Humbje në tavolinë me rezultatin 0-3, 70 mijë Euro gjobë dhe dy ndeshje pa tifozë në shtëpi për ndeshjet e radhës në Europë. Ky është vendimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës në UEFA pas ngjarjeve të së enjtes në stadiumin “Qemal Stafa” kundër Leagias së Varshavës. Takimi u ndërpre në minutën e 52-të pas një guri të hedhur nga shkallët e stadiumit që dëmtoi në kokë sllovakun Duda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo ngjarje detyroi arbitrin kryesor të tërhiqte skuadrat në dhomat e zhveshjes dhe në bashkëpunim me shefin e sigurisë së UEFA-s, u mor vendimi për pezullimin e takimit kur rezultati ishte fiksuar në shifrat 2-1 për skuadrën polake.

Në këtë mënyrë, Kukësi duhet të udhëtojë drejt Varshavës për të zhvilluar ndeshjen e kthimit, pasi vendimi i Komisionit të Disiplinës nuk parashikon përjashtimin e skuadrës nënkampione nga Europa League.

Humbja 0-3 në tavolinë e bën pothuajse të pamundur misionin e Kukësit për të vazhduar më tej në fazën e tretë të Europa League, ndërsa një tjetër masë që e prek skuadrën është edhe mungesa e tifozëve vendas në dy ndeshjet e radhës në Europa League ose Champions League.

Në këtë mënyrë, ekipi i presidentit Gjici eviton masën më drastike, atë të përjashtimit nga kompeticionet europiane. Takimi i kthimit mes Leagia së Varshavës dhe Kukësit do të luhet normalisht të enjten në orën 21:00 në stadiumin e kryeqytetit të Polonisë “Polish Army Stadium”.lajmifundit/ssport

ME TE LEXUARAT