Kina hap fabrikë për prodhimin e mushkonjave

Soft

mushkonjaShkencëtarët kinezë, në kuadër të luftës kundër etheve tropikale për të luftuar mushkonjat femra të cilat shkaktojnë sëmundjen, kanë nisur të kultivojnë mushkonja meshkuj të cilat mbartin baktere sterilizuese.

Sipas lajmit në gazetën “China Daily”, në rajonin Guangdong në jug të vendit është ndërtuar një fabrikë në një park shkencor ku kultivohen afërsisht 10 milionë mushkonja meshkuj në javë, raporton AA. Këtyre mushkonjave u injektohet bakteri “wolbachia” i cili gjendet në përgjithësi tek mizat dhe insektet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mushkonjat meshkuj të cilët mbartin bakteret më pas lëshohen në ishullin 3 km katror Shazaj. Mushkonjat femra të cilat çiftëzohen me mushkonjat meshkuj për shkak të baktereve bëhen sterile.

Kjo mënyrë siguron reduktim të ndjeshëm në numrin e mushkonjave në rajon për një kohë të përcaktuar.

Shi Ciyong, nga departamenti Mikrobiologjik në Universitetin Sun Yat-sen, njoftoi se me 12 mars është lëshuar grupi i parë i mushkonjave meshkuj në ishull. Shi ka theksuar se mushkonjat të cilat mbartin bakteret dhe që kanë një jetë afërsisht 2 javëshe pasi janë lëshuar me intervale të rregullta, është vërejtur një reduktim në masën 90 për qind në numrin e mushkonjave.

Në “fabrikën e mushkonjave”, krahas hulumtuesve kinezë dhe amerikanë, marrin pjesë edhe ekspertë nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në Kinë dhe nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Guangcou.

Vitin e kaluar në një pjesë të madhe të Kinës, kryesisht në rajonin Guangcou, rreth 46 mijë persona u diagnostikuan me ethe tropikale.

ME TE LEXUARAT