Juventusi siguron trofeun e shtatë, mposht Lacion

Sport

juventus13-466x350Juventusi mposhti 2-0 skuadrën e Lacios dhe siguroi trofeun e shtatë të Superkupës së Italisë.

Në finalen e zhvilluar në Shangai në një terren të rënduar për shkak të reshjeve të dendura të shiut, pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të dytën, dy blerjet e reja të Juventusit në sulm, kroati Mandzukiç dhe argjentinasi Paolo Dybala vulosën rezultatin.

Sulmuesi shtatlartë kroat shënoi me kokë në minutën e 69 pas një krosimi nga e djathta e Lihtshtajner, ndërsa 4 minuta më vonë Paolo Dybalo dërgon në rrjetë një pasim të marrë brenda zonës nga Paul Pogba, që mban mbi supe numrin 10, një numër i rëndë në fanellën bardhezi.

ME TE LEXUARAT