Japoni, rihapet një reaktor bërthamor që prej fatkeqësisë së Fukushimës

Bota

japoniNjë operator japonez centrali bërthamor lajmëroi sot se do të rivendosë në punë një central energjie në ishullin juglindor të Kyushu, reaktori i parë që rivendoset në punë që prej fatkeqësisë bërthamore në Fukushima.

Ky do të jetë i pari central bërthamor dhe do të vendoset nën masa strikte sigurie, të zbatuara që prej aksidentit të marsit 2011.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa banorë u përpoqën që me anë ligjore të ndalojnë rihapjen e kompleksit Sendai, nën drejtimin e grupit të energjisë elektrike Kyushu dhe të programuar për të martën.

Qeveria konservative e vendit kërkon të rifillojë prodhimin e energjisë bërthamore.

Gjithsesi, sipas sondazheve, shumica e të anketuarve janë kundër kësaj.

Të gjithë reaktorët japonezë, 48, ndaluan aktivitetin pas fatkeqësisë bërthamore në centralin ”Daiichi”, Fukushima, që u shkatërrua tre herë pasi u godit nga një tërmet me magnitudë 9,1 ballë Rihter dhe nga një cunam

ME TE LEXUARAT