Ja si tallet deputeti zviceran me emigrantët shqiptarë...

Soft

deputeti-zviceranFluksi i emigratëve në vendet e BE-së është shndërruar në temën e ditës, por ndërsa politika zyrtare e Unionit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, prej nga nisen një numër i madh azilkërkuesish po marrin masa për t’i frenuar, një deputet zvicerian ka vendosur të bëjë shaka.

Një deputet zvicerian është tallur me azilkërkuesit shqiptarë që kërkojnë azil në Gjermani, Zvicër dhe vende të tjera të Bashkimit Europian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Chrisoph Moergeli ka postuar në “Facebook”, një foto nga eksodi i shqiptarëve në vitet ’90, të cilën e ka shoqëruar me komentin: “Po vijnë profesionistët…”

Megjithëse ai nuk i përmend shqiptarët në postimin e tij, kjo kuptohet nga fotoja në fjalë. Postimi është komentuar nga shumë ndjekës të tij në rrjetin social, ku shumica mbështesin qëndrimin e tij kundër azilkërkuesve. /20minutes

ME TE LEXUARAT