Ja kur parashikohet të ulet cmimi i Samsung Galaxy S6

Teknologji

samsung-galaxys6Samsung parashikon një situatë të vështirë për divizionin e pajisjeve mobile gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, prandaj ka vendosur të ulë çmimet e Galaxy S6 dhe S6 Edge, kështu mund të shesë edhe më shumë njësi.

Kompania do të nxjerrë gjithashtu në treg dy modele telefonash të cilësisë së lartë- Galaxy Note 5 dhe Galaxy S6 Edge Plus. Samsung do të organizojë një event në Nju Jork më 13 gusht, ku do të prezantojë telefonat e rinj inteligjentë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Samsung vazhdon akoma të mbetet pas Apple-it, edhe pse krijoi telefonat më të mirë- duhet të pranojmë se binjakët S6 nuk arritën suksesin e pritur. Çfarë mund të bëjë Samsung për të rikthyer edhe njëherë suksesin me telefonat premium Android duke marrë parasysh konkurrencën nga rivalë si OnePlus, Motorola apo Xiaomi? Dhe a mund të rifitojë vendin e parë të zënë nga Apple? Përgjigjet do të jepen nga Samsung pas disa javësh.

ME TE LEXUARAT