Italia jep 15 milionë euro për modernizimin e portit të Vlorës

Aktualitet

vlore-porttPak ditë më parë nisën punimet për zgjerimin dhe modernizimin e portit të Vlorës, sipas një projekti të financuar nga Cooperacioni Italian me një vlerë prej 15 milionë euro.

Ky projekt, synon modernizimin në kompleks të portit dhe zgjerimin e kapacitetit përpunues të tij për të përballuar fluksin në rritje të udhëtarëve dhe të mallrave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër, ky projekt është pjesë e një programi të gjerë të ndërhyrjeve nga Kooperacioni Italian në fushën e transportit dhe infrastrukturës në Shqipëri, me një vlerë të përgjithshme financiare prej më shumë se 100 milionë euro.

Masterplani i zhvillimit të portit të Vlorës, që e shndërron atë në një mjedis portual me aktivitet ankorimin dhe përpunimin e trageteve, do të jetë në përshtatshmëri të plotë me projektin tjetër të ndërtimit të shëtitores (“Lungomares”), në bregdetin e këtij qyteti.

Për këtë qëllim është punuar me palën italiane që ky projekt të ketë të gjithë elementet që garantojnë këtë përshtatshmëri.

Masterplani i këtij porti, një projekt i përbashkët mes qeverive shqiptare dhe italiane, synon transformimin gradual të tij brenda një periudhe 2-3 vjeçare, gjatë të cilës pritet të konkretizohen investimet e parashikuara.

Një studio e njohur në Padova (Itali), ka realizuar azhornimin e projektit në funksion të perspektivës dhe profilit të ri të portit me aktivitet atë të ankorimit dhe përpunimit të trageteve.

ME TE LEXUARAT