Itali, kapet me kokainë shqiptari i kërkuar pë vjedhje

Aktualitet

shqiptari-kerkuarPolicia italiane në Ragusa ka arrestuar një shtetas shqiptar 33-vjeç, i shpallur në kërkim për shpërndarje droge nga prokuroria në Venecia.

Shtetasi Astrit Zhuri u kap në flagrancë pasi në brigjet e Sampieri, pa dokumentet e nevojshme për të qëndruar në Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesohet se në momentin e arrestimit në banesën e tij në qytetin e Venecias iu gjetën 3 pako kokainë të fshehura nëpër kanalet e kornizave të dritares dhe 280 euro, që dyshohet se vijnë nga shpërndarja e drogës.

Astrit Zhuri jetonte në shtetin italian pa dokumente të rregullta qëndrimi. Në llogaritë e tij bankare përdorte emrin Edmir Zhuri.

Puna e policisë financiare italiane bëri të mundur zbulimin se Edmir Zhuri ishte Astrit Zhuri personi i kërkuar prej kohësh nga policia e shtetit italian.

Vlerësimet e mëvonshme të kryera mbi bazat e të dhënave të ndryshme zbuluan se, ndaj Edmir Zhurit ishte lëshuar një urdhërarresti për ekzekutimin e dënimit me burg, të lëshuar nga prokuroria në Venecia në vitin 2013 pas akuzave për vjedhje, por që nuk ishte kryer për arsye se personi ishte arratisur.

ME TE LEXUARAT