Ish-kryeministri anglez akuzohet për përdhunimin e një 12-vjeçari

Bota

Policia e Anglisë është duke hetuar për një rast abuzimi seksual, që në rast se rezulton i vërtetë, përbën një skandal. Kjo, pasi bëhet fjalë për ish-kryeministrin britanik, Edward Heath, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur, kur ai ishte vetëm 12 vjeç.

Mediat britanike shkruajnë që viktima aktualisht është 65 vjeç, por emri i tij nuk mund të bëhet i ditur për arsye ligjore. Ai pretendon se është dhunuar seksualisht nga Sir Edward në apartamentin e tij në Mayfair në vitin 1961, ndërsa i kishte kërkuar që ta çonte me makinë diku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personi që akuzon ish-kryeministrin, është shprehur se deri në vitin 1965 nuk e dinte se kush ishte abuzuesi i tij, por më pas e ka njohur atë në një foto të një gazete në të cilën, Sir Edward qëndronte pranë Margaret Thatcher.

“Unë mësova se ai ishte deputet dhe kjo i jepte përgjigje shumë pyetjeve se pse askush nuk do të më besonte. Më quajtën gënjeshtar”, ka thënë viktima gjatë deklaratve për ekipin ligjor.

Sir Edward Heath ka qenë kryeministër për 4 vjet .

ME TE LEXUARAT