I vuri qëllimisht zjarrin magazinës së tapeteve, Apeli lë në burg tregtarin sirian

Aktualitet

hajazDy javë pas arrestimit të Raghed Hajazit, nga policia e Tiranës, gjykata e Apelit, vendosi të shqyrtojë kërkesën e të akuzuarit, për ndryshimin e masës së sigurisë. Përfaqësuesit ligjorë të tregtarit sirian, i kërkuan turpës gjykuese të apelit që masa e sigurisë të ndryshohej për faktin se prokuroria nuk kishte provuar se zjarri ishte vënë në mënyrë të qëllimshme.

Sipas avokatit Robert Karati, akti i ekspertimit i kryer nga punonjësit zjarrfikës provonte faktin se zjarri kishte rënë në disa vatra në mënyrë të menjëhershme, por jo se zjarri ishte i qëllimshëm. Po kështu avokati argumentoi se prokuroria nuk kishte sjellë prova dhe fakte të tjera sa i takon dokumentimit të faktit se zjarri ishte vënë në mënyrë të qëllimshme apo nga kush.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avokatët pretenduan se vlera e përfitimit që mund të merrte kompania nga sigurimi ishte më e vogël se vlera e dëmit të shkaktuar. Prokurorja Fationa Memçaj gjatë parashtrimit të saj, tha se Hajazi, ishte i dyshuar për zjarrvënien dhe kjo sipas saj provohej nga akti i ekspertimit të kryer si dhe nga fakti se siriani, kishte tentuar disa herë të merrte paratë që përfitoheshin nga kontrata e sigurimit.

Pasi dëgjoi palët, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Flutra Skënderi, dhe gjyqtarë Artur Kalaja dhe Fiqirete Mullai, rrëzuan kërkesën e mbrotjes. Kundër këtij vendimi avokatët thanë se do të bëjnë recurs në gjykatën e lartë, për faktin se është i pabazuar.

Ndërkohë që shifra financiare do të transferohej në llogaritë e biznesmenit si motivacion për dëmin e shkaktuar në fabrikën e tapetave që ndodhet në autostradë, biznes ky që u dogj nga flakët e zjarrit të rënë në ambientet brendshme të këtij biznesi.

ME TE LEXUARAT