Hyn në fuqi ligji, nis fshirja e gjobave për 38 mijë biznese

Aktualitet

tatime14Hyn në fuqi ligji për faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga subjekte juridike dhe fizike. Nga kjo amnisti përfitojnë rreth 38 mijë biznese, të cilëve u falen në total 3 miliardë lekë.

Amnistia

Bazuar në gjendjen e detyrimeve, pagesave, gjobave e kamatëvonesave, nëpërmjet këtij projektligji parashikohet që nga falja e gjobave të përfitojnë mbi 38 mijë subjekte, me një vlerë prej rreth 3 miliardë lekësh. Nga ana tjetër, nëpërmjet zbatimit të këtij ligji do të arkëtohen rreth 5 miliardë lekë kontribute të papaguara dhe mbi 1.5 miliardë lekë kamatëvonesa. Në total, pritet që të arkëtohen rreth 6. 5 miliardë lekë. Shumat e gjobave dhe kamatëvonesave varen nga momenti i likuidimit të detyrimit, parashikohet që këto efekte të jenë edhe më të larta.

Ligji

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në nenin e parë të ligjit është përcaktuar se falen, në masën 80 për qind, gjobat e lidhura me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të cilat janë evidentuar deri në 31 dhjetor 2014, në zbatim të neneve 113, “Mosdeklarimi në afat”, pavarësisht vlerës së detyrimit, dhe 114, “Mospagimi në afat i detyrimit tatimor apo i kontributit”, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për subjektet juridike dhe fizike, kur kontributi dhe kamatëvonesa është paguar plotësisht deri në datën 30 prill 2015. Ndërsa në nenin 2 thuhet se gjobat për mosdeklarimin dhe mospagimin në afatet ligjore të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, të paguara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk kthehen. Sipas projektligjit brenda 3 muajve, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, administrata tatimore fshin dënimet administrative, të falura sipas këtij ligji, dhe bën pasqyrimet konkrete të fshirjes në regjistrat e saj. Listat e subjekteve përfituese dhe vlera e gjobave përkatëse publikohen, brenda 3 muajve, në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.gshqiptare

ME TE LEXUARAT