Himarë, 23-vjecari humb jetën në plazhin e Potamit, akuza për ambulancën

Aktualitet

himare-potamNjë djalë 23-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në plazhin e Potamit ne Himarë sic dyshohet nga një infarkt ne zemer.

I riu ndodhej në plazhin e Potamit kur ka ndërruar jetë pas disa komplikacioneve te shpejta te shfaqura papritur brenda pak casteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dëshmitarët kane thene se 23-vjeçari është ndjerë keq dhe ka kërkuar ndihmë. Pushuesit thonë se kanë lajmëruar ambulancën, por ajo ka shkuar ne vendngjarje qe ta ndihmoje te semurin.

Ende nuk është konfirmuar identiteti i të riut, por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

ME TE LEXUARAT