Gjykata Speciale, Mogherini përshëndet Kuvendin: Hap jetik për Kosovën

Kosovë&Rajon

mogheriniNjë hap jetik për Kosovën e ka konsideruar Shefja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, vendimin e Kuvendit të Kosovës për ngritjen e Gjykatës Speciale.

“Duke kuptuar që ky hap i deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk ishte i lehtë, ai është shenjë e përgjegjësisë dhe vendosmërisë për të nxjerrë të vërtetën dhe për të marrë vendime që janë në harmoni me rrugën evropiane të Kosovës”, ka thënë Mogherini.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shefja për politikë të jashtme ka deklaruar se “Bashkimi Europian është i përkushtuar në ofrimin e asistencës në këtë proces dhe për të vazhduar punën me palët e përfshira për të përfunduar procesin e krijimit të mekanizmave të nevojshëm ligjor në mënyrë që të mund të mbahen procese gjyqësore të pavarura dhe të drejta në një të afërme të parashikueshme”

Vendimin e Kuvendit të Kosovës e përshëndetën edhe Ambasada e SHBA dhe ajo e BE në PRishtinë. Përmes një deklarate të përbashkët theksohet se “Ky ishte një hap i rëndësishëm në rrugën Euro-Atlantike të Kosovës.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi kanë demonstruar përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit dhe për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”.

SHBA dhe BE theksojnë se vetëm “Duke u ballafaquar me të kaluarën e saj dhe duke siguruar drejtësi për viktimat, Kosova mund të arrijë pajtimin dhe të ndërtojë të ardhme më të mirë”

Ndërkaq presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga përmes një postimi në Tëitter theksoi se “Vota për Gjykatën Speciale tregon se Kosova e ka seriozisht sundimin e ligjit dhe është serioze në raporton me drejtësinë”

ME TE LEXUARAT