Gjermani, media e mobilizuar në mbështetje të çështjes së emigrantëve

Bota

Gjermani, nisin protestat kundër azilkërkuesveDisa media gjermane në mesin e së cilave gazeta “Bild”, e përditshmja më e lexuar në Evropë është shprehur në favor të pritjes së refugjatëve në Gjermani.

Ky vend ka kapacitet për pritjen e rreth 800 mijë azilkërkuesve në vitin 2015 dhe po përballet me një numër në rritje të akteve raciste.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është tragjedia më e rëndë e refugjatëve, na kërkohet t’u vijmë në ndihmë, citon e përditshmja “Bild” e cila synon të ndërmarë një operacion të gjërë shpëtimi pro çështjes së refugjatëve për të treguar se burracakët dhe ksenofobët nuk shajnë në emrin tonë dhe se Gjermania ka zemër për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.

Gazeta ka për qëllim mbledhjen e donacioneve për fëmijët dhe fton lexuesit për t’u bërë pjesë e kësaj nisme në ndihmë të refugjatëve, një iniciativë e përshëndetur nga zëvendës kancelari i SPD-së, Sigmar Gabriel, ministrja e Mbrojtjes së CDU-së, Ursula van der Leyen apo drejtuesit e disa sipërmarrjeve të fuqishme si (Bahlsen, Siemens, Evonik).

E përjavshmja “Der Spiegel” synon gjithashtu të sensibilizojë lexuesit duke i propozuar dy vëllime.

Pjesa e parë i kushtohet “anën së errët të Gjermanisë” e ilustruar nga një qendër refugjatësh e djegur në flakë dhe tjetra “Gjermania e shndritshme” e cila tregon fëmijë të refugjatëve që lëshojnë balona në qiellin blu./

ME TE LEXUARAT