FSHF fton Florian Kamberin në ekipin e Kombëtares

Sport

futSulmuesi 20-vjeçar i Grasshoppersit, Florian Kamberi është duke u kërkuar nga Federata e Futbollit të Shqipërisë, pasi llogaritet si një sulmues me talent të madh para golit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gazeta zvicerane "Blick" të martën. Kamberi të dielën bëri bujë pasi shënoi golin e fitores për Grasshoppersin në derbin e Zuerichut (3:2).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Futbollisti me prejardhje nga Peja ende nuk ka luajtur ndeshje me ndonjë përfaqësuese zinxhirë të Zvicrës, transmeton Koha.net. Sulmuesi i ri ka treguar formë të lart që nga hyrja në ekipin e parë të klubit zviceran.

Forma e Kamberit në këto dy sezonet e fundit ka ngritur zërat në mediet zvicerane se ai duhet të ftohet edhe në kombëtaren e parë të Zvicrës, pasi mund të zgjedh rrugën e shumë lojtarëve shqiptar që kanë bërë karrierë në këtë vend dhe janë bashkuar me Shqipërinë.

ME TE LEXUARAT