Fotomontazhi, ja si u pre fotoja e takimit të Lady Diana me Nënë Terezën

Soft

lady-dianaNjë fotomontazh i Lady Dajanës, Princeshës së Uellsit që duket sikur shikon Princeshën Sharlotë po i “çmend” njerëzit.

Imazhi, që u krijua nga amerikania Lori Eastëood, tregon Dukeshën e Kembrixhit dhe vajzën e saj Sharlot, pranë Lady Dajanës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lori, që thotë se krijon foto të ndryshme të lady Dianës në kujtim të saj, bashkoi foton e kësaj të fundit gjatë një takimi me Nënë Terezën në vitin 1997, me foton e Kejt Midëllton.

Rezultati ishte: Princesha e Uellsit përkulet për të parë mbesën e saj, që ndodhet në krahët e dukeshës së Kembrixhit.

Fotoja u shpërnda në internet më 4 gusht dhe pastaj u bë virale më shumë se 250 mijë herë në rrjetet sociale. Komentet ishin dashamirëse në përgjithsi por kishte dhe nga ata që fotoja i dukej shqetësuese.

ME TE LEXUARAT