Ferizaj, polici konfliktohet me 3 persona, i qëllon me armë zjarri

Kosovë&Rajon

polici-kosove15Tre persona janë plagosur nga një rreshter i Policisë së Kosovës me armë zjarri, pas një mosmarrëveshje që ka plasur mes tyre ne qytetin e Ferizajt.

Siç shpjegon majori Basri Shabani, i cili është zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e Ferizajt, ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shabani tha për KosovaPress se i dyshuari është rreshter i Policisë së Kosovës në Lipjan dhe para njw restoranti në Prelez të Ferizajt ka plagosur tre persona.

Policia thotë se e ka vërtetuar këtë çështje pasi polici kishte përdorur armën zyrtare.Tre të plagosurit janë dërguar në Emergjencën e Ferizajt dhe aty ka plasur edhe një sherr tjetër.

Pasi ka shkuar policia në Emergjencë për të nisur hetimet në lidhje me rastin, të plagosurit që ishin për ndihmë mjekësore në Emergjencë kanë rrahur dy policë.

Policia ka arritur të arrestojë dy të dyshuarit, ndërsa njëri ka ikur dhe është në arrati por i njohur për Policinë.

 

ME TE LEXUARAT