F1, Hamilton fiton cmimin e madh të Belgjikës

Sport

f12015Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Belgjikës. Britaniku i Mercedesit e dominoi garën nga fillimi në fund, duke bërë një nisje të mirë dhe duke mbajtur pas në kilometrat e parë Sergio Perez me Force India.

Nisja e keqe e shokut të tij të skuadrës, Nico Rosberg, ia bëri më të lehtë punën Hamiltonit në pistën e Spa Francorchamps. Gjermani arriti të rekuperojë dhe të përfundojë garën në vend të dytë.

Pa fat ishte Sebastian Vettel, i cili me Ferrarin e tij ishte në vendin e tretë deri dy xhiro para përfundimit, kur goma e pasme iu shkatërrua duke i mohuar podiumin, të cilin e shijoi Romain Grosjean me makinën Lotus.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT