Erion Braçe kundër qeverisë: Ndalni vjedhjen, mos taksoni pagat e ulëta

Aktualitet

erion-brace14Deputeti i PS,  Erion Braçe, njëherësh kryetar i Komisionit të Ekonomisë ka dalë hapur kundër qeverisë në lidhje me pr/ligjin e ri për taksimin e pagave deri në 30 mijë lekë.

Braçe thote se qeveria nuk mund të bëjë para duke taksuar ata që kanë rroga të ulëta. Në këtë mënyrë thekson ai rritet pabarazia, ndërsa qeveria largohet nga taksimi progresiv.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë mendoj se ne nuk kemi nevojë të ndryshojmë në nivelin e poshtëm tatimin mbi të ardhurat nga puna!! Thjesht; Ne kemi nevojë të mbledhim tatimet e taksat! Vetëm kaq! Dështimi për të bërë këtë nuk mund të na kthejë pas, në tatime të reja e të rritura për punëtorët! Nuk ka para aty! Paratë apo të ardhurat për buxhetin janë gjetkë! Ato duhet ti mbledhim”,- shprehet Braçe në një status të tijin në Facebook.

Braçe thotë se për të mbledhur taksat dhe tatimet duhet vullnet politik, ligjshmëri e disiplinë fiskale!

“Nuk di cili është eksperti që ka hedhur në publik shkallën e re të tatimit të të ardhurave nga puna. Por di të them që ai “propozim” (nëse egziston), hedh poshtë një nga pikat më të rëndësishme të programit tonë, elementin kyc -tatimin progresiv të të ardhurave nga puna, qiratë, depozitat, dividentet, aksionet, kapitali në përgjithesi. Sic është nuk u zbatua i plotë!! Por, Kjo nuk do të thotë që edhe një herë tatimi të ndryshojë për pjesën e të ardhurave nga puna, sic ishte dy vite më parë për 8 vite me rradhë, natyrisht qe i ndihu pabarazise”.

“Është shumë e qartë, norma e fitimeve nga kapitali është shumë më e madhe se norma e fitimeve nga puna. Gjithnjë! Ndaj, unë jam kundër kësaj skeme që po lexoj. Në anë tjetër; Mosmbledhja e tatimeve dhe taksave po ndikon ndjeshëm në pabarazi!! Paratë që nuk mblidhen, pasurojnë gjithnjë një grusht njerëzish, një grusht kompanish. Ndaj tani duhet vendosur qartë çdo të bëhet me fitimet nga nafta, prodhimi e përpunimi; çdo të bëhet me evazionin dhe mashtrimet. Cdo të bëhet me fitimet nga mineralet e tjera, krom, bakër, ar etj, prodhimi e përpunimi; cdo të bëhet me evazionin dhe mashtrimet”, shton Braçe më tej.

Zgjidhje për Braçen do të ishte që qeveria të mbledhë më shumë të ardhura nga nafta, mineralet e doganat. Sipas tij vjedhjet janë të mëdha në naftë e minerale, ndërsa evazioni është kthyer në biznes nëpër dogana.

“Mbi të gjitha; çdo të bëhet me vjedhjet në të dyja këto degë! Për mua, vjedhjet janë të mëdha në naftë e minerale dhe ky është krim penal. Më tej, cdo të bëhet me të ardhurat nga kapitali, qiratë prej pasurive të patundshme, dividentët, aksionet, ku evazioni dhe mashtrimet janë të mëdha.

Në fund; Është e papranueshme që evazioni të kthehet në biznes në dogana; është shumë i madh deficiti atje. E di që ka shkaqe të tjera, përtej evazionit, por së pari duhet ti japim fund abuzimit të cilitdo doganieri apo grupi doganierësh, menjëherë”

ME TE LEXUARAT